Vëzhgim

Google Nexus S (Nexus 2) i listuar në Best Buy

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
Google Nexus S (Nexus 2) i listuar në Best Buy

Pastaj Samsung lëshoi një deklaratë duke thënë se ata nuk ishin duke bërë smartphone Nexus 2 për Google, dhe tani ne kemi filluar të pyesim veten nëse Samsung ka qenë duke e mohuar këtë edhe para se projekti ishte njoftuar zyrtarisht.

Pjesëtarët e Phandroid zbuluan një smartphone të ri të listuar në Best Buy, pikërisht Nexus S, me vargun ‘Pure Google’dhe Best Buy që atëherë ka mbyllur këtë pjesë të faqes por ju mund ta shiqoni edhe në foto.

Pra, siç po duket, Google është gati për lansimin e brezit të dytë të vargut Nexus të shmartphone-ëve të tyre, Nexus S, bashkë me T-Mobile dhe ne dyshojmë që Samsung do të marrë pjesë në prodhimin e tij siç ka raportuar më parë.

A do të jetë Nexus S një version i smartphone-ëve Galaxy S të Samsung, duke përmbajtur një version të pastër të Google Android? Sigurisht që është e mundur. Sa më shpejt që ne të marrim informacione mbi detaje të reja, pcworld.al do t’ju njoftoi.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>