Lajmet

Google një plan për të shndërruar aplikacionin e mesazheve të Android në një rival të Instagram dhe Snapchat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Aktualisht Google është duke testuar pesë efekte përfshirë një ku shfaqet fytyra juaj përmes një dritareje aeroplani prej kartoni përpara se të fluturojë. Google një plan për të shndërruar aplikacionin e mesazheve të Android në një rival të Instagram dhe Snapchat

Mesa duket Google ka në plan të shndërrojë Android Messages në një aplikacion rival me Instagram dhe Snapchat.

XDA Developers kanë zbuluar se gjiganti i teknologjisë është duke testuar efekte të realitetit të shtuar me elemente mjaft impresionues në aplikacionin e mesazheve e madje publikuesi ka arritur ti aktivizojë e testojë disa prej tyre.

Efektet eksperimentale fshihen në kamerën e Android Messages ngjitur me butonat Photo dhe Video.

Aktualisht Google është duke testuar pesë efekte përfshirë një ku shfaqet fytyra juaj përmes një dritareje aeroplani prej kartoni përpara se të fluturojë.

Efekti me tullumbace vendos tullumbace që fluturojnë përpara dhe pas jush ndërsa një tjetër përdor fishekzjarrët në dhomën e gjumit.

XDA thotë se e vetmja mënyrë për të aksesuar efektet është përmes kamerës së aplikacionit Android Messages dhe nuk janë të disponueshme në aplikacionin më vete të kamerës.

Ndërsa mesazhet e animuara mund të dërgohen si SMS ose MMS, ato pritet të shkojnë mese miri me lançimin e standardit RCS i cili bën të mundur dërgimin dhe pranimin e medias së cilësisë së lartë.

Si me çdo funksion eksperimental edhe ky do të marrë kohë përpara se të jetë i disponueshëm për publikun dhe kur të mbërrijë të shpresojmë që postën e mesazheve tuaja ta pushtojnë animacione të stilit të Snapchat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  "Dark Mode" vjen edhe në Windows me Chrome 74

Lajmet e fundit>