Lajmet

Google Now vjen edhe në versionin beta të Chrome për desktop

Publikuar , 04 Shkurt 2014
0
Google Now vjen edhe në versionin beta të Chrome për desktop

google-now-LogoGoogle Now tani po vjen edhe në versionin beta të Chrome për Mac, Windows dhe ChromeBook.

Me këtë, lajmërimet automatike të Google si për koncertet që ke blerë një biletë, vonesa të fluturimeve, trafikun e rënduar në rrugën që do ndiqni dhe informacione të tjera të dobishme, tashmë e kanë “gjetur” rrugën e tyre për në desktopin tuaj. Kompania thotë se kjo veçori e re do të jetë e disponueshme në fundin e kësaj jave.

Fillimisht, Google Now është lançuar për Android, por pas një vonese të gjatë u bë i mundur edhe për iOS. Ndërkohë që kompanisë Google iu desh kohë që ta sillte këtë veçori edhe në dektopët tuaj.

Për momentin Google Now është i disponueshëm vetëm në versionin beta të Chrome në gjuhen angleze dhe kompania premton se do të mbështesë edhe gjuhë të tjera së shpejti.

Siç e përmendëm, njoftimet do të tregojnë informacione për motin, rezultatet sportive, trafikun dhe lajmërime të eventeve. Theksohet se disa nga këto informacione mund të jenë të bazuara në faktin se ku ndodhet pajisja juaj mobile dhe se version desktop thjesht shfaq njoftimet që janë të disponueshme në smartfon.

Kjo veçori e re, është çështje kohe para se ajo të jetë e disponueshme për të gjithë për tu aksesuar, dhe nëse gjërat shkojnë mirë në këtë version beta, atëherë do kemi një version të qëndrueshëm shumë shpejt. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google ka qenë një prej kompanive që ka tentuar blerjen e GitHub krahas Microsoft

Lajmet e fundit>