Lajmet

Google nuk do të shesë më muzikë përmes Play Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Tetor 2020
0
Në Gusht kompania lajmëroi se muzika do të largohej nga Play Store dhe aplikacioni Play Music do të mbyllej për ti dhënë prioritet aplikacionit YouTube Music. Google nuk do të shesë më muzikë përmes Play Store

Po vinte prej disa muajsh dhe tani është zyrtare. Përdoruesit nuk mund të blejnë më muzikë dhe albume prej Google Play Store.

Gjiganti i motorit të kërkimit tha se për të vijuar dëgjimin e muzikës përdoruesit të kalojnë në YouTube Music.

Në Gusht kompania lajmëroi se muzika do të largohej nga Play Store dhe aplikacioni Play Music do të mbyllej për ti dhënë prioritet aplikacionit YouTube Music.

Atë kohë kompania nuk tregoi se përdoruesit nuk do të blinin më muzikë nga Play Store dhe ky ndryshim erdhi i papritur.

Megjithatë sot është e qartë dhe Google nuk ka më një hapësirë për të blerë direkt nga vetë kompania. Nëse jeni person që pëlqeni të blini muzikë, atëherë duhet të shkoni në alternativa si iTunes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google u jep një arsye përdoruesve të iPhone të përdorin Gmail