Lajmet

Google nuk do të sinkronizojë automatikisht fotot mes aplikacioneve Drive dhe Photos

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Qershor 2019
0
Nga data 10 Korrik kur ju ngarkoni foto në Drive ose Photos, ata nuk do të sinkronizohen automatikisht tek shërbimet e tjera. Google nuk do të sinkronizojë automatikisht fotot mes aplikacioneve Drive dhe Photos

Google do të ndryshojë mënyrën sesi Drive dhe Photos ndajnë video dhe fotot mes tyre në një lëvizje e cila mund të shkaktojë më shumë probleme se të zgjidhë.

Nga data 10 Korrik kur ju ngarkoni foto në Drive ose Photos, ata nuk do të sinkronizohen automatikisht tek shërbimet e tjera. E njëjta vlen edhe kur fshini një foto ose video nga Drive, e cila nuk do të fshihet automatikisht tek Photos.

Përdoruesit do të mund të ngarkojnë skedarë nga Drive në Photos duke përdorur formën e ngarkimi në Drive. Duke qenë se fotot dhe videot nuk sinkronizohen më mes dy produkteve, fotot e ngarkuar në cilësi origjinale do të zënë hapësirë në Drive dhe Photos.

Ndryshimet sipas kompanisë vinë pas feedbackut të përdoruesve sepse e konsideronin shumë konfuze mënyrën sesi shërbimet ndanin fotot dhe videot.

Google thotë se lëvizja do të thjeshtë eksperiencën mes Drive dhe Photos dhe është dizajnuar për të distancuar dhe dalluar produktet.

Fotot që ngarkoni në Drive dhe Photos në cilësi origjinale do të zënë hapësirë, ende ato do të ngarkohen veçmas në secilin shërbim dhe ndryshimet nuk do të reflektohen automatikisht në aplikacionet respektive.

Ngarkimet në cilësi të lartë nuk do të zënë hapësirë siç ka qenë deri më sot. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tarifave roaming me Serbinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Lajmet e fundit>