Lajmet

Google 'nuk do tia dijë' për të drejtën e autorit

Publikuar , 07 Tetor 2009
0
Google 'nuk do tia dijë' për të drejtën e autorit

Një ndër ngjarjet historike të webit do të marri formë javën e ardhshme në një sallë gjyqi të New York-ut dhe, ka pak për tu habitur, Google është në qendër të çështjes. Përsëri punë të drejtash dhe ankesash formojnë një çështje komplekse, shkurtimisht, Google ka ndër mend të skanojë dhe të bëjë të disponueshëm rreth një milion apo më shumë kopje librash të cilët nuk botohen më, por që janë gjithësesi ende me të drejta të autorëve përkatës.

Google ka mbështetjen e Shoqatës së Mbrojtjes së Autorit dhe asajë të Botuesve Amerikanë, dhe ju mund të supozoni se çdo gjë po shkon mirë. Në fakt është komplet e kundërta; mëse 400 padi janë regjistruar dhe departamenti i Drejtësisë së SHBA e ka marrë shumë seriozisht.
Kjo çështje në fakt ka filluar disa vite më parë, kur Google filloi të skanonte libra në bibliotekat shkencore. Për bibliotekat kjo ishte pozitive sepse përmirësonte aksesin, por shoqatat e autorit dhe botuesve nuk e shikonin njësoj, kështu që ndërmorën një veprom ligjor mbi Google, e cila gjithësesi, arriti të vendoste një kompromis.

Librat me të drejtë autori lejoheshin kështu të skanoheshin në rast se nuk kishte kërkesë të shprehur për të kundërtën nga mbajtësi i së drejtës, por problemet nuk mbaruan me kaq, sepse kjo marrveshje hapi debate akoma më të mprehta dhe thelbësore, të cilat tentojnë të modifikojnë tërësisht konceptin dhe lëgjislacionin e së drejtës së autorit në SH.B.A. Mos vallë Google po fiton një monopol i cili do ta bëjë zotëruesen e vetme të një sasie kaq të madhe njohurish? A do të pengojë kjo marrveshje autorët për të ushtruar të drejtën e tyre? Përse sutorët duhet të shqetësohen duke i kërkuar Google të mos bëjë diçka që sipas ligjit NUK DUHET ta bëjë dhe të mos jetë Google që tu kërkojë lejen të gjithë autorëve një nga një? Përse Shoqata e Autorëve duhet të vendosë për të gjithë? Përse Google duhet të jetë ndjekësi i vetëm i kësajë strategjie?
Dhe mbi të gjitha këto, vazhdojnë të renditen gabime katalogimi dhe identifikimi të teksteve të cilat  përtej shërbimit të madh të digitalizimit, bo shtojnë një lëmsh të vërtetë në renditje dhe katalogim.

LEXO EDHE:  TP-Link Deco M4 është një Wi-Fi Mesh buxhetor

Lajmet e fundit>