Lajmet

Google nuk është më destinacioni më popullor në internet

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Dhjetor 2021
Vitin e kaluar Google ishte në vend të parë ndjekur nga TikTok, Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe Netflix. Google nuk është më destinacioni më popullor në internet

TikTok tashmë është destinacioni më popullor online, duke kaluar edhe gjigantin e motorit të kërkimit Google.

Aplikacioni i videove virale mori më shumë klikime sipas Cloudflare. Renditjet tregojnë sesi TikTok i mori Google vendin e parë në Shkurt, Mars dhe Qershor të këtij viti dhe që prej Gushtit ka mbajtur vendin e parë.

Vitin e kaluar Google ishte në vend të parë ndjekur nga TikTok, Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe Netflix.

Cloudflare gjurmon të dhënat përmes Cloudflare Radar duke monitoruar trafikun. Një prej arsyeve të rritjes së TikTok në popullaritet është padyshim pandemia e Covid-19 ku njerëzit të ngelur brenda katër mureve të shtëpisë kërkonin mënyra për tu argëtuar.

Por në Korrik të këtij viti TikTok është shkarkuar mëse 3 miliardë herë sipas Sensor Tower. Rrjeti social është në pronësi të kompanisë Kineze Bytedance dhe sot ka 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google publikon video të Pixel 6 dhe 6 Pro