Lajmet

Google ofroi ndihmë për Samsung-un në betejën gjyqësore kundër Apple

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Google ofroi ndihmë për Samsung-un në betejën gjyqësore kundër Apple

samappDuke konfirmuar atë që ishte menduar tashmë, Google është më tepër se e interesuar në betejën gjyqësore që po vazhdon mes Apple dhe Samsung. Dëshmitë e reja të zbuluara nga avokatët e Apple tregojnë disa e-maile nga Google që ofronin ndihmesë rreth disa dëmeve (nëse do të humbte Samsung-u), e po ashtu edhe të mbulonte një pjesë të shpenzimeve ligjore në betejën e tanishme.

Kjo do të mbulonte dy nga pesë patentat për të cilat është duke luftuar Apple. Avokati i Google, James Maccoun, konfirmoi që do t’a ndihmojë Samsung-un si pjesë e Marrëveshjes së Shpërndarjes së Aplikacioneve Mobile (MADA), kornizë pune kjo e cila i mundëson Samsung-ut që të përdorë aplikacionet e zhvilluara nga Google në pajisjet e veta me Android.

Apple është duke u munduar që të marrë 2.2 miliardë dollarë nga Samsung-u për më tepër se pesë patenta, ndërsa si kthim (mund ta dini si shkojnë këto gjëra), kompania koreane është duke marrë 7 milionë dollarë për shkeljen e dy patentave të veta. Samsung tashmë ka deklaruar që katër nga patentat e Apple janë të mbuluara nga sistemi operativ Android i Google dhe ka thirrur inxhinierët për të dëshmuar për atë efekt. Hollësitë rreth asaj se sa para do të mund t’i duhej kompanisë Google që të paguajë ende nuk janë zbuluar, ndonëse mund të jetë duke shpresuar që të mos ketë nevojë të paguajë ndonjë gjë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A është e dënueshme shpërndarja e videove të një atentati terrorist?

Lajmet e fundit>