Lajmet

Google ofron 4 muaj falas përdorimin e Play Music

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Më pas duhet të paguani 9.99 dollar në muaj për të vijuar përdorimin e tij. Google Play Music u jep akses në 35 milion këngë. Google ofron 4 muaj falas përdorimin e Play Music

Normalisht përdoruesit e rinj që i bashkohen Google Play Music mund të provojnë shërbimin falas vetëm për tre muajt e parë.

Në mënyrë që të afrojë më shumë përdorues, Google tashmë ofron katër muaj për ata që i bashkohen shërbimit.

Më pas duhet të paguani 9.99 dollar në muaj për të vijuar përdorimin e tij. Google Play Music u jep akses në 35 milion këngë.

Mund ti dëgjoni online por edhe ti shkarkoni në pajisjen tuaj. Shërbimi i muzikës funksionon në Android si dhe në kompjutera.

Ju mund të ngarkoni deri në 50,000 këngë tuaja dhe të dëgjoni muzikë që u përshtatet shijeve tuaja. Me anë të shërbimit mund të krijoni lista luajtje të personalizuara dhe të merrni rekomandime sipas shijes suaj të muzikës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Lajmet e fundit>