Lajmet

Google ofron kërkimin e të dhënave personale nga motori i kërkimit

Publikuar , 30 Maj 2017
0
Bëhet fjalë për tabin e ri "Personal" në faqen e motorit të kërkimit i cili shfaqet së bashku me filtrat e tjerë kur qaseni në llogarinë tuaj. Google ofron kërkimin e të dhënave personale nga motori i kërkimit

Nëse keni investuar goxha në shërbimet online të Google, gjigandi i motorit të kërkim lançoi një shërbim të ri i cili mund të jetë i dobishëm nëse po kërkon të dhëna të caktuara.

Bëhet fjalë për tabin e ri “Personal” në faqen e motorit të kërkimit i cili shfaqet së bashku me filtrat e tjerë kur qaseni në llogarinë tuaj.

E thënë ndryshe nëse po kërkon një skedar specifik, një foto, një e-mail apo çfarëdo gjëje tjetër që keni ruajtur në Google, mjafton të kërkoni nga kutia e kërkimit.

Kur rezultatet të shfaqen klikoni “More” dhe më pas përzgjidhni personal nga lista. Menjëherë do të shfaqen rezultate nga përmbajtjet tuaja pavarësisht nëse është Google Doc, Gmail apo Photos.

Rezultatet do të shfaqen në seksione që i korrespondojnë softuerit të Google ku të dhënat janë ruajtur. Natyrisht në fund të çdo faqeje kërkimore do të vëreni reklama të Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Navigimi me kamër në Google Maps i disponueshëm vetëm për disa prej jush

Tags >

Google
Lajmet e fundit>