Lajmet

Google ofron mbi 3 milionë $ për ata që hakojnë Chrome OS

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Google ofron mbi 3 milionë $ për ata që hakojnë Chrome OS

Kur vjen puna tek ofrimi monetar në shkëmbim të gjetjes së dobësive të shërbimeve të veta, Google nuk kursen.

Kësaj here kompania ofron një shumë jashtëzakonisht të lartë në konkursin e tretë “Pwnium hacking” që do të zhvillohet në mars në Vankuver.

Në total do të jepen 3.14159 milionë dollarë për të gjithë ata hakera që arrijnë të demonstrojnë dobësi kritike lidhur me sigurinë në sistemin operativ Chrome OS me të cilin operon Samsung Series 5 550 Chromebook.

Çdo pjesëmarrës që arrin të marrë “në dorë” shfletuesin e Chromebook apo edhe gjithë kompjuterin përmes një kodi keqdashës për uebfaqet mund të përfitojë 110 000 $.

Nëse një haker arrin të mbajë kontrollin mbi sistemin edhe pas mbylljes dhe hapjes së tij, ai ose ajo mund të fitojë 150 000 $.

Historia tregon se Google është treguar gjithmonë bujare në raste të tilla. Vitet e kaluara gjatë konkurseve Pwniums kompania ofronte një ose dy milionë dollarë.

Çmimet për gjetjen e dobësive në plugins si Adobe Flash apo Java do të variojnë si më poshtë: hakerat që arrijnë të ndërhyjnë në Google Chrome apo Internet Explorer 10 do të shpërblehen me 100 000 $, ata që arrijnë të hakojnë Safari-n do të marrin 65 000 $ ndërsa ata që ndërhyjnë në Firefox do të përfitojnë 60 000 $. (PCWorld Albanian)

Chrome OS

LEXO EDHE:  Shfaqet një model "Lite" i Pixel 3XL

Lajmet e fundit>