Biznes

Google Pac-Man, i shkaktoi ekonomisë 120 milion dollarë humbje

Publikuar , 27 Maj 2010
0
Google Pac-Man, i shkaktoi ekonomisë 120 milion dollarë humbje

Lansimi i logos së animuar Pac-Man të Google gjatë të premtes që shkoi, ka shkaktuar pothuajse 5 milion orë të humbura në luajtje dhe i ka kushtuar ekonomisë rreth 120 milion dollarë, deklaron Tony Wright, themelues i Rescue Time, një vegël që u mundëson bizneseve të masin sa kohë dhe vëmendje po shpenzohet.

Ai ka parashikuar se Google ka pasur rreth 505 milion vizita unike në ditën e paraqitjes së Google Pac-Man, dhe se loja ka konsumuar 4.819.352 orë të punëtorëve, duke i shkaktuar ekonomisë një humbje të parashikuar prej 120.483.000 dollarë.

“Për të njëjtën kosto, ju do të mund të punësoni të gjithë 19.385 punëtorët e Google” shkroi Wright në një blog post. “E kjo përfshin edhe pagën e Larry dhe Sergey, deri tek pastruesit. Ata do të mund t’i punësonit për gjashtë javë – imagjinoni çfarë do të mund të ndërtonit me një fuqi punëtore të tillë”.

Përdoruesit e internetit ishin të lumtur të zbulojnë lojën Pac-Man në logon e Google gjatë të premtes që shkoi. Ajo u vendos aty për të festuar 30 vjetorin e lojës legjendare Pac-Man, dhe ofronte argëtim jo vetëm për një lojtar, por edhe për dy të tillë.

Marissa Mayer, zëvendës presidente e eksperiencave të përdoruesve të Google, tha se kompania ka qenë “jashtëzakonisht e lumtur, por jo e befasuar” nga pranimi që është bërë prej Pac-Man.

“Për shkak të kërkesës së popullarizuar ne po e ofrojmë përgjithmonë në google.com/pacman” tha ajo.

LEXO EDHE:  Tesla humbje rekord prej 702 milionë dollarësh

Lajmet e fundit>