Lajmet

Google padit dy hakerë Rusë për krijimin e një botneti

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2021
Google akuzon dy individë si krijuesit e saj, Dmitry Starovikov dhe Alexander Filippov. Google padit dy hakerë Rusë për krijimin e një botneti

Google ka paditur hakerët të cilët besohet se i përkasin një bande kriminale që vjedh informacionet e përdoruesve në mbarë botën.

Një padi shkoi drejt dy shtetasve Rusë dhe 15 individëve të panjohur që mendohet të jenë pas botnetit Glupteba që ka infektuar mbi 1 milionë kompjuterë.

Kriminelët kibernetikë përdorin këto sisteme pajisjesh të kompromentuara për të hakuar informacione private. Është hera e parë që Google nis një padi kundër një botneti.

Glupteba për herë të parë u identifikua në 2011-ën dhe përhapet përmes sajteve të shkarkimit të filmave online apo softuerëve të palëve të treta.

Në një hetim Google ka zbuluar se botneti ka të infektuar afro 1 milionë pajisje Windows. Besohet se Glupteba po rritet me ritme të shpejta duke shtuar mijëra pajisje të reja njëherazi.

Google akuzon dy individë si krijuesit e saj, Dmitry Starovikov dhe Alexander Filippov.

Krimi kibernetike shkaktoi një dëm prej 1 trilionë dollarësh në 2020-ën sipas një studimit të McAffe dhe Center for Strategic and International Studies. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Epic përgatit 2 miliardë dollarë për financimin e metaverse