Lajmet

Google paditet në gjykatë për abuzime me privatësinë e përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2020
0
Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu. Google paditet në gjykatë për abuzime me privatësinë e përdoruesve

Google është paditur në një gjykatë në SHBA se ilegalisht ka marrë nën kontroll privatësinë e përdoruesve duke gjurmuar njerëzit edhe kur janë duke shfletuar në “private mode.”

Padia kërkon një dëmshpërblim nga Google prej 5 miliardë dollarësh.

Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu.

Motori i kërkimit mohon që një gjë e tillë të jetë e jashtëligjshme.

Padia kërkon dëmshpërblimin e miliona përdoruesve të Google të cilët prej 1 Qershorit 2016 kanë shfletuar internetin në “private mode” sipas firmës ligjore Boies Schiller Flexner.

Incognito Mode në Google Chrome u jep mundësinë përdoruesve të shfletojnë në internet pa u ruajtur aktiviteti i tyre në shfletues ose pajisje. Por uebsajtet e vizituara mund të përdorin mjete si Google Analytics për të gjurmuar vizitat.

Google mohon pretendimet duke thënë se uebsajtet mund të grumbullojnë informacione rreth përdoruesve e aktivitetit të shfletimit edhe nëse janë në “private mode.”

Në rastin e Google Analytics për të parandaluar gjurmimin përdoruesit duhet të instalojnë shtojca të jashtme që e bllokojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka gjetur një mënyrë sesi të shesë telefonë me aplikacionet e Google