Lajmet

Google paguan 1.4 milionë $ gjobë në Itali për shkak të StreetView

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Google paguan 1.4 milionë $ gjobë në Itali për shkak të StreetView

Google signage seen at the company's offices in New YorkGoogle ka paguar 1 milionë Euro gjobë tek autoriteti i mbrojtjes së të dhënave italiane lidhur me shqetësimet që kanë pasur njerëzit mbi makinat e Google Street të cilat regjistrojnë rrugët e Italisë. Bëhet fjalë për ato makina që kanë udhëtuar në vitin 2010 në Itali, por nuk kanë pasur imazhe apo logo për t’i identifikuar siç duhej si të tilla. Kjo nuk është hera e parë që Google paditet për çështjet që lidhen me makinat e Google Street në gjithë botën. Kjo e Italisë është në fakt një çështje e vjetër që daton që në vitin 2010.

Një prej zëdhënësve të kompanisë u shpreh se ata kishin pranuar çdo ankesë nga autoriteti. Gjoba e dhënë gjatë ditës së enjte lidhet vetëm me makinat të cilat nuk kanë në një formë të dukshme logot e Google-it. Në këtë padi thuhet gjithashtu se Google ka kapur padashje edhe fragmente të komunikimeve elektronike si pjesë e kërkimeve të veta në Itali.

Në shtator 2013, një gjykatë apeli në SHBA hodhi poshtë kërkesën e Google-it për të mbyllur çështjen pasi kompania akuzohej se kishte thyer një prej ligjeve federale teksa kishte mbledhur aksidentalisht të dhëna personale gjatë kohës që ndërtonte Street View.

Vitin e kaluar, Google u dënua me 145 mijë euro lidhur me shkeljen e disa ligjeve mbi privatësinë e e-mail-eve në Gjermani. Makinat e Google Street kishin marrë aksidentalisht të dhëna mbi adresat e e-mail-eve, fjalëkalimet dhe të dhëna të tjera nga rrjetet Wi-Fi teksa bënin foto për Street View. Autoritet u shprehën se për kërkesën e shumës së gjobës u bazuan në të ardhurat prej 50 miliardë $ të kompanisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rrëzohen pretendimet se Apple dhe Amazon janë hakuar nga Kina

Tags >

Google
Lajmet e fundit>