Biznes

Google pajtohet me Kinën

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Google pajtohet me Kinën

“Ne jemi shumë të kënaqur që qeveria ka vazhduar licencën tonë ICP dhe ne po shikojmë para që të vazhdojmë ueb kërkimin dhe produktet lokale tek pëdoruesit tanë në Kinë” tha Google në një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së premte.

Lajmërimi i ditës së sotme ka ardhë disa ditë pasi Google ka bërë të ditur një qasje hibride ndaj një kërkimi në rajon. Për të evituar humbjen e licencës në Kinë, Google tha se do të ndal tërësisht ridrejtimin e tërë trafikut të Google.cn përmes faqes së saj në Hong Kong dhe në vend të kësaj ka bërë të ditur rivendosjen e faqes Google.cn. Komponenta është ende duke ofruar opsionin për mos filtrimin e rezultateve përmes Google.com/hk, gjersa shërbimet në Google.cn që tradicionalisht janë filtruar, sikurse përkthimi i tekstit dhe muzika, do të ofrohen sërish përmes Google.cn.

Konflikti më i fundit mes Kinës dhe Google daton në muajin janar, kur Google befasisht bëri të ditur se do të ndal censurimin e rezultateve të kërkimit në Kinë. Kompania pati zbuluar se sulmet që kishin origjinë nga Kina kanë tentuar që qasen në pronën e Google si dhe në llogaritë Gmail të disa aktivistëve Kinez të të drejtave të njeriut.

Pas diskutimit me zyrtar Kinez, Google përcolli atë që tha në mars, kur deklaroi se do të ridrejtojë trafikun e Google.cn tek faqja e pafiltruar Google.cn/hk.

Kjo raportohet se nuk ka kënaqur zyrtarët Kinez, të cilët i kanë thënë Google se lëvizja e tyre ishte jomiqësore, e papërgjegjshme dhe do të kishte pasoja. Javën që shkoi, Google tha se Kina ka gjetur opsionin e ridrejtimit të trafikut tek faqja në Hong Kong si të “papranueshëm” dhe ka kërcënuar t;i tërheq licencën Google nëse nuk gjidnet një zgjidhje e arsyeshme.

LEXO EDHE:  Bitcoin ra nën 10,000 dollarë për herë të parë në 2 javë

Për të evituar lënine në errësirë të Kinës, Google ka implementuar një qasje hibride, që siç duket është pranuar nga zyrtarë Kinez.

Lajmet e fundit>