Lajmet

Google paralajmëron përdoruesit e shfletuesve me motorin e Chrome

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Prill 2022
Një përditësim sigurie tashmë është vënë në dispozicion dhe Microsoft e konfirmoi edhe për shfletuesin Edge. Google paralajmëron përdoruesit e shfletuesve me motorin e Chrome

Google konfirmoi një hakim tejet të rrezikshëm që prej 10 ditësh po bën kërdinë në Chrome. Në një postim në blogun zyrtar kompania e etiketoi problemin e sigurisë CVE-2022-1232 si të rrezikut të lartë.

Gjithashtu ka një impakt të gjerë duke përfshirë Chrome në Windows, Mac dhe Linux. Megjithatë nuk është vetëm Chrome por të gjithë shfletuesit e bazuar në motorin e Chromium që janë ekspozuar përballë CVE-2022-1232.

Një përditësim sigurie tashmë është vënë në dispozicion dhe Microsoft e konfirmoi edhe për shfletuesin Edge.

Chrome, Vivaldi, Opera dhe Brave gjithashtu rrezikohen. Shumë pak dihet me përjashtim të faktit se problemi fshihet tek motori V8 i përpunimit të Javascript.

V8 u bë shënjestër edhe muajin e kaluar ndërsa hakerët arritën të sulmojnë shfletuesin përpara se Google ta adresonte së bashku me 28 probleme tjera të sigurisë.

Në përgjigje të kërcënimit të fundit Google tha se Chrome 100.0.48.96.75 do të jetë gati në ditët ose javët në vijim pa specifikuar një datë fikse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Heqja e tarifave roaming ka rritur komunikimin e shqiptarëve në vendet e rajonit