Softuer

Google paraqet Android 2

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
Google paraqet Android 2

Riorganizimi më i madh që është bërë në këtë version gjendet në mënyrën sesi Android merret me e-mail dhe mesazhe. Sistemi operativ tani përkrah llogari të shumta për e-mail, duke përfshirë edhe ato të shkëmbimit – një veçori që është dashur të shtohet nga prodhuesi i pajisjes gjatë të kaluarës.

Një widget për Quick Contact gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë e-mail, tekst apo të bëjnë thirrje përmes klikimit të fotografisë të tyre, kudo që paraqitet.

Gjithashtu prodhuesit mund të zgjerojnë këtë veçori përmes adapterëve sinkronizues, duke nënkuptuar se gjatë njerëzit do të jenë në gjendje të përcjellin Twitter dhe përditësimet në rrjetet e tyre sociale, drejt në inbox-in e tyre.

Veçoir tjera përfshijnë implementimin e multitouch dhe tastierën e rimenduar virtuale, për të cilën Google premton se do të ofrojë shkrim më të shpejtë dhe më të saktë. Gjithashtu ekziston përkrahja për lloje të ndryshme të madhësive të ekraneve dhe rezolucioneve, që do të mundësojë që Android të duket më i bukur në ekrane më të mëdha.

Përkrahja për kamerë është zgjeruar me zoom digjital, kontroll të nivelit të ngjyrës së bardhë dhe fokusit të makros.

Eclair gjithashtu sjellë një kuti Quick Search, që është e ngjashme me dizajnet e QuickSearch në WebOS, dhe lejon që përdoruesit ta përdorin atë për të kërkuar uebin dhe celularin e tyre, drejtpërsëdrejti nga faqja kryesore e pajisjes.

As shfletuesi i Android nuk është lënë anash nga riorganizimi. Bookmarks tani veçohen me thumbnails në ueb faqe dhe gjithashtu ekziston përkrahja për HTML5.

LEXO EDHE:  Shitet gjigandi i hostimit One.com

Lajmet e fundit>