Lajmet

Google paraqet butonin për shpërndarje Google+

Publikuar , 25 Prill 2012
0
Google paraqet butonin për shpërndarje Google+

Ngjashëm me butonat shpërndarje për Facebook që mund të gjenden në pothuajse tërë internetin, butoni i ri Google+ Share ua mundëson poseduesve të uebfaqeve që t’i ndihmojnë përdoruesit e Google+ që më lehtësisht të shpërndajnë përmbajtje në rrjetin shoqëror të Google. Ai i bashkohen butonit ekzistues +1 që ua mundëson përdoruesve të Google+ të tregojnë se ata e pëlqejnë një faqe ose artikull. Google thotë që butoni i ri për shpërndarje është i mirë për përmbajtjen të cilën përdoruesit  mund të duan ta shpërndajnë.

“Kur vizitorët tuaj gjejnë diçka interesante në faqen tuaj, nganjëherë ju dëshironi të nxitni një vërtetim të thjeshtë (si +1),” tha Rick Borovoy, i cili është menaxher i produktit për Google+, në një postim në blog gjatë të martës. “Sidoqoftë, herë të tjera, ju dëshironi që t’i ndihmoni menjëherë përdoruesit që të shpërndajnë me shokët e tyre. Butoni i sotshëm për shpërndarje i Google+ ua mundëson kryerjen e po asaj./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Linja e re e smartfonëve Galaxy S10 paraqitet zyrtarisht në Tiranë

Lajmet e fundit>