Softuer

Google paraqet një version të ri të Chrome

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Google paraqet një version të ri të Chrome

Versioni më i ri i Chrome premton një trajtim shumë më të shpejtë dhe reagues të softuerit që punon brenda ueb shfletuesit. “Ne kemi kuptuar se shpejtësia nuk ka të bëjë vetëm me motorin e  shfletuesit” tha në një blog post Tim Steel, inxhinier i Google. “Edhe kursimi i kohës dhe ndërfaqja e thjeshtësuar luajnë rol këtu”.

Në versionin e ri Google ka përmirësuar opsionet për bookmarks, fjalëkalime, kërkime dhe faqet kryesore si dhe ka sjellë një sistem të mbrojtjes së avancuar nga ueb faqet e minuara nga hakerët me kod të dëmshëm.

Google Chrome mund të shkarkohet pa pagesë nga faqja zyrtare, google.com/chrome, ndërsa versionet e mëhershme të shfletuesit që veçse janë duke u përdorur nëpër kompjuterë do të përditësohen në mënyrë automatike. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Nëse keni një telefon me këtë sistem operativ më mirë ta ndërroni

Lajmet e fundit>