Lajmet

Google Pay tashmë i disponueshëm në desktop dhe iOS

Publikuar , 03 Maj 2018
0
Pas lançimit të Apple Pay 2016, Google Pay i unifikuar vjen pothuajse pas dy vjetësh dhe mbështet pagesat peer-to-peer përmes Siri dhe pagesave të bazuara në internet. Google Pay tashmë i disponueshëm në desktop dhe iOS

Google Pay po vjen në desktop dhe iOS, që është platforma e rinovuar e pagesave  e  kompanisë. Këtë javë firma ka ndërmarrë një hap të madh për të bashkuar të gjitha zgjidhjet kryesore të pagesave të Google nën një markë.

Shërbimi mund të përdoret tani në Chrome, Safari ose Firefox. Drejtori i menaxhimit të produkteve për pagesat e konsumatorit, Gerardo Capiel, njoftoi këtë lajm në një postim në blog.

Nëpërmjet natyrës ndër-platformë të Google Pay, mund ta ruash kartën tënde në një Chromebook dhe ta përdorësh në një pajisje tjetër, të tillë si një  iPhone.

Google Pay tani është në shfletues dhe iOS

Nëse gjeni një “blerje me G Pay” në shfletuesin tuaj në desktop, atëherë kjo do të thotë që tani  mund ta përdorni këtë shërbim .

Pas lançimit të Apple Pay 2016, Google Pay i unifikuar  vjen pothuajse pas dy vjetësh dhe mbështet pagesat  peer-to-peer përmes Siri dhe pagesave të bazuara në internet. Sidoqoftë, zgjidhja e Apple është e kufizuar vetëm në pajisjen Mac ose iOS.

Megjithatë, kur shikojmë shpërndarjen gjeografike, Apple Pay është pak përpara Google Pay, pasi është në dispozicion në më shumë se 25 rajone dhe Google Pay është në dispozicion në 18 rajone.

Është e rekomandueshme për të dy kompanitë, se ata do të duhet të përqëndrohen për të bërë të disponueshme shërbimet e tyre në radhë të parë. Është shumë e rëndësishme nëse ata duan të bëhen zgjidhja e preferuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google braktis trendin "notch"

Tags >

Google
Lajmet e fundit>