Lajmet

Google+ për iOS 7 tani iu bën “backup” fotografive dhe videove

Publikuar , 24 Nëntor 2013
0
Google+ për iOS 7 tani iu bën “backup” fotografive dhe videove

google-plus-ios-photosPas pothuajse një muaji, Google po mbam premtimin e vet të ofrimit të ruajtjes (ang. backup) së fotografive në madhësinë e plotë dhe videove në Google+ për iOS.

Versioni 4.6 që është përditësuar dhe tani iu mundëson përdoruesve të iOS 7 që të ngarkojnë fotografi në rezolucionin e vet të plotë përderisa ka hapësirë të mjaftueshme në cloud.
Fotografët nuk janë të vetmit që përfitojnë nga ky softuer i përditësuar.Ai po ashtu paraqet opsionin e shpërndarjes së lokacionit sikurse që është bërë për Android, përkthen postimet në rreshta dhe unifikon kërkimin. Ata që janë të interesuar për më tepër hollësi për fotografitë e tyre thjesht mund të vizitojnë dyqanin App Store për një përditësim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple do të presë deri në 2020-ën përpara se të shesë një iPhone me 5G

Lajmet e fundit>