Lajmet

Google përditëson algoritmin e shfaqjeve

Publikuar , 12 Gusht 2012
0
Google përditëson algoritmin e shfaqjeve

Google bëri të ditur se, duke filluar nga java e ardhshme, algoritmi i vet i kërkimit do të fillojë të marrë disa gjëra tëreja parasysh që kanë t bëjne me të drejtat e autorit, lajmërimet për largim nga rezultatet e google për një faqe tëcaktuar etj.

Sipas Google, “ky ndryshim vlerësues duhet të ndihmojë përdoruesit në gjetjen më të lehtë të burimeve legjitime, cilësore të përmbajtjes.” Ideja këtu është që të dënohen faqet pirate, duke i shtyrë linket tek ato poshtë rezultateve të kërkimit dhe për të kënaqur mbajtësit e të drejtave të autorit të cilët shpesh thonë që Google nuk bën mjaft për të larguar linket me materialet e vjedhura.

Që kur Google u mundësoi autorëve mundësinë për të raportuar shkeljet potenciale të të drejtave të autorit në vitin 2009, Google thotë që ka qenë duke marrë “shumë më tepër të dhëna nga autorët autentikë të burimeve për shkeljen e përmbajtjes online.”

Vetëm gjatë 30 ditëve të fundit, për shembull, Google mori lajmërime për shkelje të të drejtave të autorit për më tepër se 4.3 milionë URL. Kjo është më tepër se të gjitha URL-të të gjitha së bashku në vitin 2009.

Në lajmërimin e vet gjatë ditës së sotme, Google thotë që përdoruesit gjithmonë mund të përmirësojnë “lajmet e kundërta” kur ata besojnë që përmbajtja e tyre ishte larguar gabimisht nga indeksi i vet.

Google thekson që nuk do të largojë ndonjë faqe nga rezultatet e kërkimit derisa ajo të marrë një lajm të vlefshëm për largim nga të poseduesi i të drejtave. Ende, mundësitë janë që ky përditësim do të shtyjë lidhjet legjitime në faqet si filestube.com,downloads.nl dhe isohunt.com në pjesën e poshtme të faqeve të rezultateve të kërkimit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Një tjetër startup nga Kosova në shënjestër të investitorëve të huaj

Tags >

Google
Lajmet e fundit>