Lajmet

Google përditëson aplikacionin Allo, shërbimi pranë debutimit në ueb

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Sipas Amit Fulay, përditësimi bën të mundur ruajtjen e bisedave dhe rikthimin e tyre në rast të instalimit të aplikacionit nga e para në Google Drive. Google përditëson aplikacionin Allo, shërbimi pranë debutimit në ueb Photo Source: IDG

Kur debutoi versioni 9.0 i Allo, përveç se u rregulluan disa gabime u përmirësuar edhe performanca e u shtua një pako e re stickerash. Përtej këtyre ndryshimeve shumë pak mund të flitej këtë përditësim.

Sipas shefit të Allo, një përditësimi i ri ka filluar dhe do të sjellë ca gjëra me të vërtetë interesante. Ruajtja e një kopjeje të bisedave ka qenë gjithnjë problemi kryesor i aplikacioneve të komunikimit të Google dhe me versioni e ri të Allo, ky është një problem i zgjidhur.

Sipas Amit Fulay, përditësimi bën të mundur ruajtjen e bisedave dhe rikthimin e tyre në rast të instalimit të aplikacionit nga e para në Google Drive.

Google gjithashtu është pranë debutimit të një versioni në ueb të Allo. Pritet të funksionojë njëlloj si WhatsApp. Së fundi Google do të ofrojë modalitetin ikonjito për bisedat në grup dhe një paraqitje paraprake të lidhjeve të dërguar përmes aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Monedhat kriptografike vijojnë me rënie, tregu humbet edhe 6 miliardë dollarë të tjerë

Lajmet e fundit>