Lajmet

Google përditëson aplikacionin e shënimeve Keep me dizajnin material

Oct 19 2018
0 Shpërndarje
Material Design 2 erdhi me android 9.0 me një stil të ri. Android Messages, Google Photos dhe Google News janë rifreskuar tashmë. Google përditëson aplikacionin e shënimeve Keep me dizajnin material

Google Keep bëhet aplikacioni i radhës që përditësohet me gjeneratën e dytë të dizajni material të Google duke e sjellë në një linjë me pamjen e fundit të Android.

Prej disa javësh Google ka nisur një fushatë përditësimesh të aplikacioneve në standardin më të fundit të dizajnit.

Material Design 2 erdhi me android 9.0 me një stil të ri. Android Messages, Google Photos dhe Google News janë rifreskuar tashmë.

Tema e verdhë e Google Keep tashmë i përket së kaluarës dhe është zëvendësuar nga një ndërfaqe e bardhë dhe pa skaje duke krijuar më shumë hapësirë.

Përditësimi sjell një dizajn të ri dhe asgjë më shumë. Përditësimi aktualisht është lëshuar për telefonët Android. /PCWorld Albanian

Shkarkoni APK: Google Keep

Lajmet e fundit>