Lajmet

Google përditëson për herë të parë pas disa muajsh aplikacionet në iOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2021
Në Shkurt përditësoi edhe disa aplikacione si YouTube. Disa aplikacione të tjera të Google janë ende të ngrira sa i përket përditësimeve. Kompania nuk ka bërë asnjë ndryshim në aplikacionin Chrome që prej Nëntorit. Google përditëson për herë të parë pas disa muajsh aplikacionet në iOS

Google ka përditësuar aplikacionin Gmail për herë të parë pas disa muajsh së bashku me aplikacionet Meet, Sheets, Docs, Calendar dhe Tasks.

Përveç Tasks, të gjitha aplikacionet mbështesin widgets në iOS 14, dhe këto janë përditësime të vogla të sjellura rreth problemeve dhe rritjes së performancës.

Është hera e parë që Google ka lançuar versione të reja të këtyre aplikacioneve që kur Apple filloi të detyronte zhvilluesit të dërgonin detajet e privatësisë së aplikacioneve të tyre njohur edhe si “Etiketat e Privatësisë.”

Në Shkurt përditësoi edhe disa aplikacione si YouTube. Disa aplikacione të tjera të Google janë ende të ngrira sa i përket përditësimeve. Kompania nuk ka bërë asnjë ndryshim në aplikacionin Chrome që prej Nëntorit.

Ndërsa versioni më i fundit i Drive i përket datës 7 Dhjetor, një ditë përpara se Apple i bënte të detyrueshme etiketat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kanë kaluar 11 vite dhe njerëzit nuk janë ende gati të largohen nga Windows 7