Lajmet

Google përditëson termat dhe kushtet e shërbimeve të saj, përdoruesit apelojnë në gjykatë

Publikuar , 16 Prill 2014
0
Google përditëson termat dhe kushtet e shërbimeve të saj, përdoruesit apelojnë në gjykatë

gmail logoKompania Google ka përditësuar termat dhe kushtet e shërbimeve të saj duke pretenduar se tashmë ajo analizon përmbajtjen e përdoruesve përfshi edhe e-mail-et për t’ju ofruar atyre reklamim më të mire dhe të përshtatshëm, rezultate më të mira kërkimi si dhe disa veçori të tjera. Analizimi i përmbajtjes së përdoruesve nga gjiganti i internetit ka qenë shumë i debatuar dhe i kundërshtuar nga grupe të ndryshme të privatësisë duke e quajtur këtë veprim si një ndërhyrje në privatësinë e përdoruesve. Konkurrenti kryesor i Google, kompania Microsoft pretendon në fushatën e saj kundër Gmail-it se shërbimi i saj i e-mail-it Outlook.com është më superior dhe ndryshe nga Google ata nuk kontrollojnë e-mail-et e përdoruesve që merren me reklamimin.

Në një rast në Kaliforni në lidhje me ndërhyrjen e Google në e-mail-et e përdoruesve, Gjykata e Shtetit tha se kushtet e shërbimit që ofron Google dhe politikat e saj të privatësisë nuk kanë pse ti bëhen të qarta përdoruesit në detaje rreth ndryshimeve se “Google do të ndërhynte” tek e-mail-et e përdoruesve për qëllim krijimin e profileve të përdoruesve duke u ofruar reklamimin që u duhet atyre në vendin ku jetojnë dhe çfarë u intereson. Vendimi i Google për të ndryshuar termat e shërbimeve mund të jenë nxitur nga këto komente.

Në këtë çështje gjyqësore mjaft të konsoliduar në Kaliforninë e Veriut, divizioni i San Jose, përdoruesit pretendojnë se Google ka shkelur ligjet federale të përgjimeve duke analizuar përmbajtjen e mesazheve të dërguara përmes Gmail-it, për ti shërbyer reklamave të përdoruesve. Google këmbëngul se përdoruesit e Gmai-itl dhe të gjithë aplikacioneve të Google kishin miratuar të gjitha ndërhyrjet e kompanisë, të mbështetura në termat e shërbimeve dhe politikat e privatësisë në fuqi që nga viti 2008 deri në 2013-ën, thuhet sipas Gjykatës.

LEXO EDHE:  Gmail sjell funksionin e shumëpritur për përdoruesit e iPhone dhe iPad

Kushtet e reja të shërbimeve të Google hynë në fuqi nga dita e hënë, ku “sistemi i tyre automatik analizon përmbajtjen e përdoruesve (përfshi edhe e-mail-et) për t’ju ofruar veçori të përshtatshme të produkteve, të tilla si rezultatet të përmirësuara kërkimi, reklamim të përshtatshëm, si dhe identifikim të spam-it dhe maluerit. Kjo analizë bëhet gjatë kohës që përmbajtja dërgohet, merret dhe kohën kur është ruajtur. Google edhe më parë kishte bërë ndryshime në termat e shërbimeve të saj dhe më e fundit ishte në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kompania nuk komentoi menjëherë pse kishte ndryshuar përsëri kushtet e shërbimeve të saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>