Lajmet

Google përfundon në gjykatë sepse ka “gënjyer” konsumatorët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Tetor 2019
0
Google vazhdon të ketë probleme ligjore me privatësinë e përdoruesit. Autoriteti Australian i Konkurrencës dërgoi kompaninë në gjykatë duke e akuzuar sesa ka gënjyer konsumatorët për mënyrën sesi grumbullon, ruan dhe përdor të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve. Google përfundon në gjykatë sepse ka “gënjyer” konsumatorët

Google vazhdon të ketë probleme ligjore me privatësinë e përdoruesit. Autoriteti Australian i Konkurrencës dërgoi kompaninë në gjykatë duke e akuzuar sesa ka gënjyer konsumatorët për mënyrën sesi grumbullon, ruan dhe përdor të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve.

Autoriteti është ankuar mënyrën e çaktivizimit të gjurmimit të vendndodhjes në Android. Gjatë procesit të konfigurimit të Android, përdoruesit shohin një opsion “Location History.” Megjithatë çaktivizimi i tij nuk ndalon grumbullimin e të dhënave. Për ta bërë këtë përdoruesit duhet të fikin opsionin “Web & App Actitivy.”

Autoritetet thonë se kjo mashtron përdoruesit lidhur me informacionet që Google grumbullon. Sipas tyre Google ka grumbulluar dhe shfrytëzuar të dhënat e vendndodhjes së përdoruesit të cilët kanë lejuar kompaninë për shkak se janë të painformuar.

Google ka mohuar këto akuza dhe tha se do të luftojë kundër çështjes dhe shqetësimit të ngritur nga autoritetet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google investon 1 miliardë dollarë për hapjen e një kampusi të ri

Tags >

Google
Lajmet e fundit>