Lajmet

Google përmirëson algoritmin e kërkimit të artikujve të detajuar

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Google përmirëson algoritmin e kërkimit të artikujve të detajuar

google serchËshtë e vërtetë që një prej avantazheve më të mëdha të Internetit është sigurimi i shpejtë i informacionit, megjithatë ka raste kur përdoruesit kanë nevojë për informacion më të detajuar në lidhje me një temë të caktuar.

Google po përpiqet t’ju servirë njerëzve artikuj më të detajuar duke rikonfiguruar rezultatet e kërkimit.

Kompania ka kryer disa studime për identifikimin e kategorive të artikujve që njerëzit kërkojnë më tepër për të mundësuar kështu një opsion të ri që do të ofrojë për ta artikuj që e analizojnë temën më në thellësi.

Algoritmi do të paraqesë në rezultatet e kërkimit artikujt të renditur sipas cilësisë së tyre. Fillimisht do të shfaqen artikujt e cilësisë së lartë më pas studime apo postimet e ndryshme nëpër blogje.

Në qoftë se publikuesit duan të sigurohen që artikujt e tyre të detajuar të shfaqen në krye të listave të Google Search atëherë duhet të ndjekin udhëzimet e ofruara nga Google të cilat mund të gjenden këtu.

Fillimisht opsioni i artikujve të detajuar do të jetë i disponueshëm vetëm për Google.com në anglisht. Momentalisht nuk dihet nëse opsioni do të ofrohet edhe në gjuhët e tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple shpërthen në akuza ndaj Google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>