Lajmet

Google përmirëson kërkimin e patentave

Publikuar , 17 Gusht 2012
0
Google përmirëson kërkimin e patentave

Para disa ditëve, Google zgjeroi kërkimin për patenta duke shtuar miliona dokumente nga Zyra Evropiane e Patentave në Google Patent.

Opsioni i kërkimit të patentave në Google doli në vitin 2006, por ofrohej vetëm për patentat në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, ndërmarrja shtoi gjithashtu veçorinë “Prior Art Finder” që skanon automatikisht uebin, Google Patents, Google Scholar dhe Google Books për fraza kyçe nga teksti i patentave.

Kjo vegël është vërtet e dobishme për dikë që përpiqet të kuptojë rëndësinë e tyre. Në lajmërimin e ditës së djeshme, menaxheri i inxhinierisë në Google, Jon Orwant, shkruan se ndërmarrja shpreson që “kjo vegël do t’u japë hulumtuesve të patentave një mundësi tjetër për të zbuluar informacione lidhur me to, duke plotësuar teknikat e kërkimit që ata përdorin sot.”

Ai thekson po ashtu se Google do të përmirësojë dhe zgjerojë këtë opsion teksa inxhinierët me algoritmet e veta mësojnë se si të përmiësojnë analizimin e patentave.

Në lajmërimin e ditës së djeshme, Google shkruan gjithashtu që do të vazhdojë të punojë me Zyrën e Markës Tregtare dhe Patentës në Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar listën e vet me të dhënat për patentat në Shtetet e Bashkuara dhe se do të vazhdojë t’i bëjë këto të dhëna të disponueshme për shkarkim. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi Apple u mashtrua nga disa iPhone të falsifikuar

Tags >

Google
Lajmet e fundit>