Lajmet

Google përmirëson shfaqjen e reklamave për bizneset në Google Maps

Publikuar , 13 Gusht 2013
0
Google përmirëson shfaqjen e reklamave për bizneset në Google Maps

Përdoruesit e Google Maps do të prezantohen së shpejti me mënyra të reja ndërveprimi me informacionet që përfshihen në këtë aplikacion.

Që tani e tutje kur përdoruesi të realizojë një kërkim të caktuar në aplikacion në fund të ekranit do të shfaqen reklama të bizneseve që ndodhen në afërsi të vendit të kërkuar. Ky ndryshim do të jetëi disponueshëm vetëm për pajisjet e Apple si dhe smartfonët dhe tabletët Android.

Google mendon se ky ndryshim do t’ju ofrojë përdoruesve më tepër mundësi për gjetjen e informacioneve relevante me kërkimin e tyre.

Sipas kompanisë përmirësimi i shërbimit të Google Maps është i rëndësishëm pasi çdo muaj numërohen rreth 1 miliard përdorues të këtij aplikacioni.

Reklamat e reja do të përfshijnë titullin, tekst shpjegues si dhe një link për të lexuar informacion më të detajuar. Veprimet që mund të kryhen në këto reklama mund të jenë pjesërisht me pagesë dhe pjesërisht pa pagesë.

Veprimet pa pagesë përfshijnë ruajtjen e informacioneve të biznesit për t’i lexuar më vonë, ndarjen e këtij informacioni me miqtë dhe navigimi. Veprimet me pagesë përfshijnë detajet e vendndodhjes, të dhëna drejtuese si dhe mundësinë për të telefonuar këtë biznes.

Reklamat përbëjnë forcën më të madhe gjeneruese të të ardhurave për Google prandaj edhe ky shërbim do të ketë një çmim të caktuar për bizneset që kërkojnë të promovohen më tepër dhe të rrisin prezencën e tyre në ueb. Të gjitha udhëzimet mbi pagesat dhe aktivizimin e reklamës gjenden në këtë link. (PCWorld Albanian)

google map

LEXO EDHE:  Instagram, tashmë mund të dërgoni anketa edhe në mesazhe direkte

Lajmet e fundit>