Biznes

Google përsëri në shënjestër të Komisionit Evropian

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2021
0
Reklamuesve ju është dërguar një pyetësor në lidhje me shërbimin e reklamimit të Google ku pyetën sesi praktikat e kompanisë ndikojnë mbi fushatat e tyre të reklamimit. Google përsëri në shënjestër të Komisionit Evropian

Autoritetet rregullatore Evropiane kërkuan informacione nga reklamuesit për praktikat e reklamimit të Google. Motori më i madh i kërkimit në botë është goditur nga gjoba me vlerë 8.25 miliardë euro në tre vitet e fundit për bllokimin e rivalëve në blerjet online, për Android dhe reklamimin online.

Tashmë kompania përballet me hetime për praktikat e reklamimit më në fokus teknologjia dhe të dhënat. Google dhe Facebook së bashku përbëjnë gjysmën e reklamimit online globalisht.

Google tha se është duke bashkëpunuar me Komisionin Evropian në lidhje me opsionin “Include Google Display Network” prezantuar në 2018-ën. Reklamuesve ju është dërguar një pyetësor në lidhje me shërbimin e reklamimit të Google ku pyetën sesi praktikat e kompanisë ndikojnë mbi fushatat e tyre të reklamimit.

Reklamuesit duhet ti përgjigjen pyetësorit deri ditën e Premte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndërmerr masën drastike me Chrome