Lajmet

Google përsëri nën hetim nga autoritetet Evropiane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Dhjetor 2019
0
Autoritetet që cilat sigurojnë një konkurrencë të ndershme në tregun Evropian janë duke hetuar sesi kompanitë dominuese të teknologjisë përdorin dhe monetizojnë të dhënat. Google përsëri nën hetim nga autoritetet Evropiane

Autoritetet Evropiane kanë hapur një hetim mbi praktikat e grumbullimit të të dhënave nga Google tha Komisioni Evropian duke sugjeruar se motori i kërkimit më i madh në botë nuk u ka shpëtuar ende gjobave të majme të viteve të fundit.

Autoritetet që cilat sigurojnë një konkurrencë të ndershme në tregun Evropian janë duke hetuar sesi kompanitë dominuese të teknologjisë përdorin dhe monetizojnë të dhënat.

Komisioni Evropian ka dërguar gjoba prej mese 8 miliardë eurosh në drejtim të Google në dy vitet e fundit, një fushatë agresive e udhëhequr nga Margaret Vestager kundër praktikave të biznesit të kompanisë.

Google thotë se i përdor këto të dhëna për të përmirësuar shërbimet në mënyrë që përdoruesit ti menaxhojnë fshijnë dhe transferojnë sipas nevojave të tyre.

Hetimi i ri është në hapat e parë ndërsa një vendim është ende muaj larg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edhe Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Tags >

Google
Lajmet e fundit>