Biznes

Google përsëri nën hetim nga Bashkimi Evropian

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shkurt 2020
0
Hetimi vjen pak pasi Google raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve duke zhgënjyer Wall Street-in. Aksionet e kompanisë ranë me 3.7% mëngjesin e së Martes. Google përsëri nën hetim nga Bashkimi Evropian

Google rrezikon të përballet me një tjetër hetim nga Bashkimi Evropian lidhur me praktikat e menaxhimit të të dhënave të vendndodhjes të cilat mund të shkelin rregullat e ashpra të privatësisë së bllokut.

Armatosur me fuqinë për të vendosur gjoba të majme, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë tha ditën e Marte se ka hapur një hetim në ndaj Google.

Komisioni hedh dyshime mbi ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave të vendndodhjes së përdoruesve dhe nëse i përmbahet obligimeve të artikullit 60 të GDPR.

Hetimi vjen pak pasi Google raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve duke zhgënjyer Wall Street-in. Aksionet e kompanisë ranë me 3.7% mëngjesin e së Martes.

Gjurmimi ka qenë një problem i hershëm i kompanive teknologjike. Shërbimet e Google për smartfonët ruajnë të dhënat e vendndodhjes edhe kur funksionet e privatësisë që e kontrollojnë ishin të fikura.

Hetimi vë nën presion edhe blerjen e FitBit nga Google, një marrëveshje e nënshkruar vitin e kaluar prë 2.1 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i ardhshëm i Android do të quhet thjeshtë Android 10