Harduer

Google Pixel 3 është telefoni Android me kamerën teke më të mirë në botë

Publikuar , 21 Dhjetor 2018
0
Krahasuar me paraardhësin, DxO tha se kamera e Pixel 3 është përmirësuar në efektin “bokeh” dhe në zmadhim. Google Pixel 3 është telefoni Android me kamerën teke më të mirë në botë

DxOMark publikoi ditën e sotme analizën e kamerës së Google Pixel 3 dhe i dha një rezultat prej 101 pikësh ku 103 mori për fotografinë dhe 98 për videon.

Ky rezultat e vendos Pixel 3 në vendin e pesë pas Apple iPhone XR.

Analiza lavdëron rangun dinamik të kamerës, ruajtjen e detajeve, performancën e dritës flash, stabilizimin optik dhe imazhe me pak zhurmë.

Krahasuar me paraardhësin, DxO tha se kamera e Pixel 3 është përmirësuar në efektin “bokeh” dhe në zmadhim.

Krahasuar me telefonët e tjerë Android me një kamër, Pixel 3 ka kamerën më të mirë në botë.

Sipas DxO kamera është po aq potente kamera e iPhone XR. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modeli më i shitur i iPhone në 2018-ën nuk është iPhone XS

Lajmet e fundit>