Harduer

Google Pixel 4 do të ketë një prej ekraneve më të shpejta në botë të smartfonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Gusht 2019
0
Të dy Pixel-ët do të vinë me altoparlantë stereo ndërsa pjesa tjetër e specifikave është familjare si Snapdragon 855 me 6GB RAM dhe të paktën 64GB memorie të brendshme. Google Pixel 4 do të ketë një prej ekraneve më të shpejta në botë të smartfonëve

Google ka shansin të bëhet prodhuesi i parë i smartfonëve që bën të mundur kontrollin e telefonit me gjeste pa prekur ekranin dhe kjo falë një teknologji të veçantë.

Sipas 9to5Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL do të kenë ekrane të shpejta 90Hz OLED. Ashtu si OnePlus 7 Pro dhe disa telefonët të paktë të këtij lloji, Pixel 4 do të ketë ekran ideal për luajtjen e lojërave dhe shikimin e videove me frekuencë të lartë.

Disa marifete mund të jenë ruajtur edhe për kamerën. Nuk është sekret fakti që Pixel 4 do të ketë dy kamera të pasme 12+16-megapiksel dhe sipas spekulimeve ato do të karakterizohet nga një performancë e nivelit DSLR.

Të dy Pixel-ët do të vinë me altoparlantë stereo ndërsa pjesa tjetër e specifikave është familjare si Snapdragon 855 me 6GB RAM dhe të paktën 64GB memorie të brendshme.

“Notch” i ekranit është eliminuar në mënyrë që të krijohet hapësirë për radarin e gjesteve dhe sensorët e njohjes së fytyrës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Canvas është një aplikacion vizatimi dhe shënimesh

Tags >

Google
Lajmet e fundit>