Harduer

Google Pixel 6, smartfoni më i mirë i vitit?

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Gusht 2021
Smartfonët e kaluar Pixel kanë pasur procesorin Snapdragon ndërsa CEO i Google Sundar Pichai thotë se kanë 4 vite që kanë punuar me këtë çip. Google Pixel 6, smartfoni më i mirë i vitit?

Ndërsa ka zgjedhur të mbajë ende shumë sekrete, ditën e sotme Google i dha botës pamjen e parë të smartfonit të ardhshëm flagship, Pixel 6.

Smartfoni vjen në dy forma, Pixel 6 dhe Piel 6 Pro. Modeli bazë do të ketë ekran 6.4-inç ndërsa ai Pro 6.7-inç.

Pixel 6 ka dy kamera të pasme, me kënd të gjerë dhe super të gjerë, ndërsa 6 Pro shton një lente telefoto. Dizajni i hapësirës ku fshihen kamerat është ndryshe këtë vit dhe ngjan më tepër me një shirit që shtrihet nga një skaj i telefonit tek tjetri.

Kompania thotë se kjo hapësirë është e nevojshme për vendosjen e lenteve dhe sensorëve të saj. Më intrigues është një tjetër detaj, çipi i parë ndërtuar nga kompania quajtur Tensor.

Smartfonët e kaluar Pixel kanë pasur procesorin Snapdragon ndërsa CEO i Google Sundar Pichai thotë se kanë 4 vite që kanë punuar me këtë çip.

Shumë detaje të tjera mungojnë si çmimi, detaje rreth procesorit, RAM ndërsa kompania thotë se telefonët dalin në shitje këtë Vjeshtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Makinat Ford me sistem operativ qendror Android