Lajmet

Google planifikon të lançojë Android TV-në

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Google planifikon të lançojë Android TV-në

Android_green_figure_next_to_its_original_packaging-300x225Android TV pritet të lëshohet së shpejti nga Google pas lëshimit të paraardhësit të vet, Google TV, i cili dështoi të tërheq shumë vëmendje. Kompania është raportuar që ka vendosur që të hedhë planet e vazhdueshme për Google TV dhe në vend të kësaj i ka përkrahur prodhuesit si Hisense që të shkojnë përpara me zhvillimin e ri. Hollësitë në lidhje me televizorin e ri të mençur janë lëshuar nga The Verge. Individët e interesuar në teknologji dhe ata që janë duke shikuar që të bëjnë përditësim mund të jenë kureshtarë që ta përdorin pajisjen e re dhe modën e vet të thjeshtë. “Android TV është Android, i optimizuar për përvojë shfrytëzimi në dhomën e ndejës në një ekran televiziv,” shkroi kompania.

Pajisja do të vijë me një veçori unike, sistem të rekomandimeve, që do të sugjerojnë gjëra zbavitëse të radhitura në një listë, sapo të lëshohet. Android TV do të largojë disa aplikacione si: mbështetjen për ekranin e ndjeshëm ndaj prekjeve dhe shumë aplikacione të tjera të panevojshme. Heqja e aplikacioneve të tilla është për ta përqendruar vëmendjen dhe për t’i kontribuuar një forme më të thjeshtë. Muzika, filmat, lojërat, emisionet televizive dhe fotografitë thuhet që do të jenë veçoritë e dalluara.

Ky televizor pritet të favorizojë kundërshtarët e vet sfidues, Apple TV dhe Roku. Android TV do të mbështes Hulu Plus, Netflix, Vevo, Pandora dhe shërbime të tjera të Google. Google është raportuar që është duke marrë më tepër zhvillues në bord për të zhvilluar aplikacione për pajisjen e ardhshme. Ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë zyrtare e lëshimit të kësaj pajisjeje. Sidoqoftë, lëshimi pas një kohe të shkurtër mund të jetë i mundshëm dhe mund të bëhej në konferencën e zhvilluesve Google IO gjatë qershorit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë opsionesh ju ngelen kur Windows 7 të "skadojë"?

Lajmet e fundit>