Lajmet

Google Play Books për iOS tani mundëson marrjen me qira të librave shkollorë

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Google Play Books për iOS tani mundëson marrjen me qira të librave shkollorë

Përditësimi i fundit i Google për aplikacionin e vet Google Play Books për iOS sjell disa përmirësime të dobishme, por njëra nga to është mjaft e dukshme.

Gjatë ngjarjes së vet për shtyp disa javë më parë për Nexus 7 të ri dhe Chromecast, Google lajmëroi po ashtu që do të fillojë ofertën e re për blerje dhe dhënie me qira të teksteve shkollore këtë muaj. Ndërmarrja i ka vënë në dispozicion këto tekste për blerje ose marrje me qira përgjatë shërbimit të vet Google Play Books.

Përgjatë Google Play Books, konsumatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mund të blejnë ose të marrin me qira librat shkollorë nga publikuesit bashkëpunëtorë me Google.

Shumica e titujve janë në dispozicion për marrje me qira për një periudhë prej gjashtë muajve dhe për çmime që janë, natyrisht, më të ulëta se sa çmimi për format e tyre të printuara.

Në linjë me këtë, Google ka përditësuar aplikacionin për iOS të Google Play Books për të përfshirë mbështetjen për marrje me qira të librave shkollorë, drejtpërdrejt duke sfiduar ofertat e iBooks.

Për më tepër, aplikacioni është përditësuar me një formë të re të leximit dhe mbështetjes për theksim dhe marrje të shënimeve në faqe të skanuara të librave. Google Play Books për iOS është në dispozicion në App Store falas.

Aplikacioni është i përshtatshëm për iPhone, iPod touch dhe iPad që përdorin iOS 5.0 ose të mëvonshëm. (PCWorld Albanian)

google play book

LEXO EDHE:  59,000 sulme kibernetike janë raportuar në Evropë vitin e fundit

Lajmet e fundit>