Lajmet

Google Play ende “lufton” kundër reklamave dhe viruseve

Publikuar , 10 Shkurt 2014
0
Google Play ende “lufton” kundër reklamave dhe viruseve

Android-Malware-420x342Sipas specialistëve të sigurisë nga HP, një pjesë e mirë e aplikacioneve që gjenden në Google Play janë viruse dhe reklama të padëshiruara.

Ky fakt dihej, por deklarata e kësaj kompanie vjen nga analizimi krahasues i gjysmë miliardi aplikacione nga Play Store me databazën e dy milion viruseve dhe reklamave të padëshiruara që ata kanë.

Në aspektin e viruseve të mirëfillta, HP doli në përfundim të një liste me viruse “Trojan” që janë shkarkuar nga përdoruesit deri në 11 milion herë në të gjithë globin. Për viruse të tjera pak më pak të dëmshme por gjithsesi me rrezikshmëri, numri shkonte në disa dhjetëra milionë. Problemi i viruseve që janë ngarkuar në Google Play ka qenë gjithmonë i njohur dhe Google gjithmonë është munduar ta bëjë sa më të vështirë këtë, ose të paktën që t’i eliminojë kur ato shtohen në Play Store.

Ndër rezultatet e studimit dhe analizës, u zbulua gjithashtu që një pjesë e antiviruseve në Play Store i kategorizojnë aplikacionet të cilat kanë si qëllim primar shërbimin e reklamave dhe mbledhjen e të dhënave personale pasi instalohen në smarfonët Android.

Testimi i rreth 7000 aplikacioneve të njohura që janë ndërtuar specifikisht për të shërbyer dhe shfaqur reklama, nxori disa rezultate vërtet interesante. Kompani antivirusesh si ESET, Fortinet, DrWeb, Sophos, etj, regjistruan rreth 5000 aplikacione të tilla që shfaqin reklama të padëshiruara nga përdoruesi. Kishte gjithashtu edhe antiviruse si Symantec që reaguan vetëm ndaj gjysmës së të njëjtit numër dhe shifra të ulëta dolën edhe nga të tjerë antiviruse.

Gjithsesi, fakti që Android ka një koleksion më të pasur të viruseve dhe reklamave të padëshiruara në krahasim me iOS e Apple, tregon një mënyrë të praktikës së punës së secilës kompani. Nga njëra anë mund të shihet si mbështetje e Google për zhvilluesit e aplikacioneve dhe që nuk i refuzon aplikacionet për arsye estetike.

LEXO EDHE:  Të gjitha produktet e Google do të përbëhen nga materiale të ricikluara deri më 2020

Një anë tjetër mund të jetë ajo financiare, fakti që shumica e të ardhurave të Google vijnë nga reklamat, ndërkohë që për Apple vijnë nga pajisjet që shiten, dhe prandaj Apple mund të ketë një hapësirë aplikacionesh më të kufizuar. “Ajo që industria duhet të bëjë është një punë e përbashkët për të përcaktuar se çfarë konsiderohet e dëmshme dhe jo e përshtatshme për përdoruesit” thanë ndër të tjera personat në ngarkim për studimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>