Lajmet

Google Play Games vinë në Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2022
Ende shumica e gamerave nuk kanë akses dhe katalogu aktual nuk do të joshë përdoruesit të cilët duan të luajnë çdo titull që dëshirojnë. Google Play Games vinë në Windows

Google ka filluar testimet në fazën beta të disa titujve të Google Play Games në Windows por vetëm në disa vende të botës.

Konkretisht bëhet fjalë për titujt si Mobile Legends: Bang Bang apo Summoners of War dhe përdoruesit në Hong Kong, Korenë e Jugut dhe Vietnam mund ti luajnë në Windows.

Google tha se informacione rreth testimeve të reja apo zgjerimit të disponueshmërisë do ti bëjë publike në ditët në vijim. Kompania ishte përkushtuar lançimit në 2022.

Ende shumica e gamerave nuk kanë akses dhe katalogu aktual nuk do të joshë përdoruesit të cilët duan të luajnë çdo titull që dëshirojnë.

Por mbetet një hap i madh përpara për Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rikthen punonjësit në zyra