Lajmet

Google Play merr masat për shtimin e aplikacioneve të optimizuar për tabletët Android

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Google Play merr masat për shtimin e aplikacioneve të optimizuar për tabletët Android

Google Play StorePara dy ditësh u lançua versioni i përditësuar i aplikacionit Twitter për tabletët Android. Ky përditësim na solli ndërmend faktin se Google Play Store nuk është shumë i pasur me aplikacione për tabletët

. Edhe ato aplikacione që ekzistojnë për tabletët janë të fshehura nëpër kategori të tjera, prandaj është i vështirë diferencimi i aplikacioneve që janë të optimizuar për tabletët dhe atyre që janë krijuar për smartfonët. Ekipi i Google Play është në dijeni të këtij fakti prandaj për të zgjidhur këtë problem ka vendosur të përditësojë dyqanin on line të aplikacioneve.

Pas aplikimit të përditësimit i cili pritet të lançohet më 21 nëntor, përdoruesit e tabletëve do të shohin një kategori të re në Play Store të quajtur “Dizajnuar për tabletët”. Në këtë mënyrë përdoruesit mund të drejtohen menjëherë tek aplikacionet e dizajnuar enkas për pajisjen e tyre me ekran 7 ose 10 inç.

Google e ka lançuar për herë të parë seksionin “Dizajnuar për tabletët” në fillim të këtij viti, gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve I/O, por ai nuk funksiononte ashtu si pritej. Për të aksesuar aplikacionet e dizajnuar enkas për tabletët ishte e nevojshme që të kryeje veprime të tilla si: të përdorje funksionin e kërkimit në Google Play Store ose të kontrolloje me radhë hapat e instalimit të aplikacionit për të vërtetuar nëse aplikacioni që po shkarkohej ishte i duhuri ose jo.

Përveç përfitimeve të konsumatorëve, gjiganti i kërkimit ka theksuar se ky përditësim do të shërbejë si nxitës për zhvilluesit që të krijojnë më tepër aplikacione të optimizuar për tabletët.

Google gjithashtu është theksuar se dizajni i ri do të ndihmojë në gjenerimin e më tepër të ardhurave për biznesin. Ellie Powers, pjesëtar i ekipit të Google Play, është shprehur: “Çdo ditë e më shumë, mijëra zhvillues të Android janë duke përfituar nga oportunitetet fantastike të tabletëve Android.

LEXO EDHE:  Tashmë mund të kaloni më lehtë mes llogarive të e-mail-it në Gmail

Shtimi i numrit të përdoruesve si dhe zmadhimi i përmasave të ekranit përkthehet në ofrim eksperiencash të reja për përdoruesit, më tepër angazhim si dhe më tepër mundësi për të fituar para”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>