Lajmet

Google Play Music do të mbyllet përgjithnjë në Dhjetor

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2020
0
Edhe pse mbyllet në Tetor, përdoruesit e Google Play Music kanë afat deri në Dhjetor për të transferuar të gjithë muzikën nga shërbimi. Google Play Music do të mbyllet përgjithnjë në Dhjetor

Pritej prej kohësh dhe tani u mësua se Google është në fazat përfundimtare të mbylljes së aplikacionit Google Play Music në favor të YouTube Music.

Mbyllja do të nisë në Shtator në Australi dhe Zelandën e Re ndërsa për pjesën tjetër të botës do të ndalojë së funksionuari në Tetor.

Edhe pse mbyllet në Tetor, përdoruesit e Google Play Music kanë afat deri në Dhjetor për të transferuar të gjithë muzikën nga shërbimi.

Ose mund të kalojnë të gjitha në Youtube Music ose të shkarkojnë çdo gjë përmes mjetit Google Takeout.

Që prej muajit Maj Google ofron një mjet për të transferuar të gjithë muzikën nga Google Play Music në YouTube Music dhe do të funksionojë edhe pas mbylljes.

Çdo gjë të blerë apo të ngarkuar në Google Play Music së bashku me playlist-at e krijuara do të transferohen në YouTube Music.

Pas Dhjetorit të dhënat do të fshihen të gjitha. Për fat jo të mirë Google nuk ka dhënë një datë fikse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin "Dark Mode" në Gmail, ja sesi ta aktivizoni