Biznes

Google po dëshiron të blejë Yahoo’n?

Publikuar , 23 Tetor 2011
0
Google po dëshiron të blejë Yahoo’n?

Wall Street Journal raportoi gjatë kësaj jave se Google ka qenë në diskutime me së paku dy firma private në lidhje me kompletimin e një marrëveshjeje blerjeje të bashkëfinancuar për biznesin bazë të Yahoo. Megjithatë, burimet e gazetës kanë thënë se nuk është asgjë e sigurt dhe se një propozim formal ende nuk është bërë.

Yahoo raportohet se është duke konsideruar shitjen pasi që bordi ka përjashtuar Carol Bartz’in gjatë muajit të kaluar. Microsot është një emër i madh që është përmendur dhe një bashkim me AOL është përmendur gjithashtu si opsion. Në anën tjetër, një raport tjetër ka shtuar se Yahoo është duke konsideruar shitjen e interesit të saj në Azi, në një formë të ndarë. Gjithashtu kompania duhet të sigurojë edhe një CEO tjetër.

Gjersa Yahoo ende nuk po është në gjendje të gjej një vend të qëndrueshëm në botën e sotme online, shitja ka kuptim edhe pse Google do të vendosej në mes të kritikave të autoriteteve të antitrustit, sepse FTC veçse është duke hetuar këtë kompani në SHBA. E një blerje tjetër në taborin e konkurrentëve për motor kërkues nuk do të sjellë diçka të mirë … /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian heton blerjen e Liberty Global nga Vodafone

Lajmet e fundit>