Analiza

Google po mbyll dyqanet Google Glass, shumica i blejnë syzet inteligjente online

Publikuar , 24 Nëntor 2014
0
Google po mbyll dyqanet Google Glass, shumica i blejnë syzet inteligjente online

glas6Kompania Google po mbyll të gjitha pikat e saj Basecamp, dyqanet fizike ku shiteshin produktet Google Glass, sipas 9to5Google. Këtë gjë e ka bërë të ditur një zhvilluesit i Google Glass në Google +, ku ka shkruar se këto dyqane nuk nevojiten më pasi shumica e njerëzve i blejnë syzet inteligjente online.

Por duke e parë nga një këndvështrim tjetër, kjo gjë vjen pas një seri lajmesh jo të mira për Google Glass. Disa zhvillues të rëndësishëm si Twitter, e ka tërhequr mbështetjen e aplikacioneve të tyre në Google Glass. Reuters raportoi se shumë kompani që adoptuan Google Glass kanë deklaruar se e kanë humbur interesin në këtë produkt.

Ka vetëm 4 vende në botë ku mund të blihen syzet inteligjente Google Glass; në dyqanet Basecamp në Los Angeles, San Françisko, New York City dhe Londër. Më poshtë po ju paraqesim disa imazhe të këtyre ambienteve tepër interesante. (PCWorld Albanian)

glas1glas2glas3glas4glas7

LEXO EDHE:  Telefoni buxhetor i Motorola premton të jetë edhe një kamër aksioni

Lajmet e fundit>