Analiza

Google po përmirëson cilësinë e modeleve 3D në shërbimin e hartave

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Google po përmirëson cilësinë e modeleve 3D në shërbimin e hartave

Statue-Google-Maps-730x420Besojmë se asnjëri prej jush nuk e ka humbur mundësinë për të eksploruar në Google Maps ose Google Earth dhe të ketë parë kudo ndërtesa dhe mjedise 3D, por shumica e këtyre modeleve kanë pasur një cilësi mjaft të dobët. Google tashmë po rifreskon imazhet 3D duke përdorur modele të reja të një cilësie të lartë duke filluar që nga qyteti i New York-ut dhe atij të San Françisko.

Kompania tha se po përdor kamera dhe një alegoritëm më të mirë për të krijuar modele sa më të sakta të qyteteve. Nëse doni të shikoni këto ndryshime mjafton të hapni Google Maps në modalitetin “Earth View” ose të përdorni Google Earth në desktop ose nga një platformë mobile. New York dhe San Françisko janë të parë që përqafojnë këtë përditësim dhe kompania Google thotë se përmirësimet për qytetet e tjera do ti prezantojë në 2015. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Tags >

3DGoogle
Lajmet e fundit>