Lajmet

Google po teston reklamat me imazhe gjatë kërkimit

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Google po teston reklamat me imazhe gjatë kërkimit

google-eyeDisa prej përdoruesve të Google mund të kenë vënë re ikona të mëdha reklamuese tek maja e faqes kur iu kanë dal rezultatet e kërkimit.

Synrgy, një iniciativë marketingu online, zbuloi një foto të sponsorizuar të Southwest Airlines në maj të faqes pasi kërkoi në Google “Southwest Airlines.”

southwest-640x463Google i konfirmoi Mashable se po eksperimenton me këto reklamime vizuale gjatë kërkimit me një numër të kufizuar përdoruesish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është një test i limituar në Amerikë: një nga të shumtët që ne bëjmë”, – thuhej në deklaratë. Gjithsesi Google mesa duket është duke u zgjeruar në tregun e saj të reklamimit në produkte më vizuale. Për shembull këtë vit, Google i lejoi tregtarët të shtonin imazhe tek lista e reklamave në kërkim.

LEXO EDHE:  Karta e kreditit e Apple nuk mund të mbahet në portofol as në xhepin e pantallonave xhins

Tags >

Google
Lajmet e fundit>