Një njësi eksperimentale brenda Google ka zhvilluar në heshtje një aplikacion të ri për zbulimin dhe luajtjen e podcasteve.
I quajtur “Shortwave”, aplikacioni i ri u zbulua nga një regjistrim i markës tregtare të paraqitur më poshtë, që përshkruan se” lejon përdoruesit të kërkojnë, aksesojnë dhe luajnë skedarë dixhitalë audio dhe të ndajnë lidhjet në skedarët audio”.
Asgjë në regjistrimin e markës nuk specifikon llojin e audios që arrihet, por një përfaqësues i Google tha se fokusi i aplikacionit ishte në përmbajtjen e fjalëve të folura.
Në një reagim, një zëdhënës i Google tha se aplikacioni ishte duke u zhvilluar nga inkubatori i zonës 120 të kompanisë , dhe theksoi se nuk ka lidhje me produktet ekzistuese të Google.
“Një nga projektet e shumta që ne po punojmë brenda Zonës 120 është Shortwave, e cila ndihmon përdoruesit të zbulojnë dhe të konsumojnë audio me fjalë të folura në mënyra të reja”, tha zëdhënësi.
“Ashtu si projektet e tjera brenda Zonës 120, është një eksperiment shumë i ri kështu që nuk ka shumë hollësi për të ndarë për momentin.”
Google nisi aplikacionin aktual Android të podcasteve në Qershor, duke përfshirë sinkronizimin ndër-pajisje dhe një integrim të thellë me Google Assistant. Është e paqartë se si Shortwave do të ndryshojë nga ai aplikacion, megjithëse ka të ngjarë që të dy janë zhvilluar në izolim. /PCWorld Albanian