Lajmet

Google premton përditësime më të shpejta duke filluar me Android 9 Pie

Nov 16 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë projekti i ri i Google i quajtur Treble kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Kompania tha se të gjitha pajisjet me Android 9 Pie do të pajisen me Strukturën Treble. Google premton përditësime më të shpejta duke filluar me Android 9 Pie

Google është kritikuar shumë herë për vonesat e shumta me përditësimet e Android.

Ndërsa përdoruesit e iPhone kanë luksin të marrin versionet e reja të iOS në çështje ditësh, përdoruesit Android presin me muaj të tërë.

Megjithatë projekti i ri i Google i quajtur Treble kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Kompania tha se të gjitha pajisjet me Android 9 Pie do të pajisen me Strukturën Treble.

Google thotë se falë kësaj nisme, telefonët me Android 9 Pie do të jenë më të shumtë në numër në fund të vitit krahasuar me versionin e kaluar Android Oreo në fund të 2017-ës.

Një deklaratë të ngjashme Google e lëshoi edhe vitin e kaluar.

Në Shkurt të këtij viti Android 7 Nougat u bë sistemi operativ më popullor i lançuar dy vite më parë.

Treble do të adresojë këto hendeqe nëse struktura vendoset si standard tek pajisjet e reja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>