Lajmet

Google prezantoi Android 12 Go Edition

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Dhjetor 2021
Përveç performancës së shtuar, Android 12 Go ka rritur privatësinë. Një panel privatësie sjellë me Android 12 do të vijë edhe tek Go Edition. Google prezantoi Android 12 Go Edition

Tashmë që Android 12 po hyn tek më shumë pajisje, Google zbuloi Android 12 Go Edition. Sistemi operativ kur të mbërrijë në 2022 do të shkojë për smartfonët me kosto të ulët duke i bërë ato 30% më të shpejtë sipas kompanisë.

Rritja e performancës vjen mbi atë 20% të Android 11 Go Edition. Kompania tha se ka përmirësuar edhe animacionet duke bërë ato më të lehta.

Nëse hapësira është një shqetësim, një funksion i ri do të lejojë sistemin operativ të ruajë jetëgjatësinë e baterisë dhe hapësirën duke i vënë në “gjumë” aplikacionet që nuk përdorni shpesh.

Për më tepër me aplikacionin Files Go mund të fshini diçka me lehtësi dhe më pas ta rikuperoni pas 30 ditësh. Funksionaliteti Nearby Share ju lejon të ruan të dhëna duke transferuar aplikacionet mes pajisjeve.

Përveç performancës së shtuar, Android 12 Go ka rritur privatësinë. Një panel privatësie sjellë me Android 12 do të vijë edhe tek Go Edition.

Aty mund të shikoni të gjitha lejet që keni dhënë por edhe të merrni indikatorë kur kamera ose mikrofoni janë aktivë.

Së bashku me prezantimin e Android 12 Go Edition, Google tha se 200 milionë njerëz në mbarë botën po përdorin një pajisje Android Go. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shumica e Amerikanëve nuk duan rregullimin e Big Tech